pLa1sheR Admin
Posts : 190 Join date : 2010-01-10 Age : 31 Location : Macedonia
| Subject: Microsoft thekson se HTML5 është e ardhmja e webit Thu May 06, 2010 2:31 am | |
| Një zëdhënës i Microsoft i ka vënë benzinë zjarrit të ndezur mes Apple dhe Adobe, duke thënë se HTML5 është e “ardhmja” e webit. Sipas menaxherit gjeneral të IE, Dean Hachamovitch, HTML5 do të jetë një lojtar “shumë i rëndësishëm” në avancimin e dizajneve të pasura, interaktive dhe ueb aplikacioneve. “Specifikimi HTML5 përshkruan përkrahjen e videos pa specifikuar një format të caktuar. Ne mendojmë H.264 si një format të shkëlqyer. Në përkrahjen e saj për HTML5, IE9 do të përkrahë vetëm lëshimin e videos në format H.264” shpjegoi ai. “H.264 është një standard industrial, me përkrahje të gjerë dhe të fuqishme të harduerit. Për shkak të këtij standardizimi, ju mundeni që me lehtësi të incizoni në kamerën e zakonshme të xhepit, ta vendosni videon në ueb dhe ta lëshoni në një ueb shfletues të çfarëdo sistemi operativ apo pajisjeje me përkrahje për H.264 (do të thotë një PC me Windows 7). Për të gjitha këto arsye, ne po fokusohemi në përkrahjen tonë të HTML5 për video në H.264”. Megjithatë, Hachamovitch pajtohet se shumica e videove të tanishme janë “detyrimisht” të bazuara në Flash. “Ende, gjersa videot mund të jenë të ofruara në formate tjera, lehtësia e qasjes së videos duke përdorur vetëm një shfletues në një faqe të caktuar pa Flash është një sfidë për konsumatorët tipik”. “Flash ka disa probleme, në veçanti me besueshmërinë, sigurinë dhe performancën. Por pavarësisht këtyre problemeve, Flash mbetet një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të një eksperience të mirë për konsumatorin në webin e sotëm”. | |
|