pLa1sheR Admin
Posts : 190 Join date : 2010-01-10 Age : 31 Location : Macedonia
| Subject: Shpalosen Microsoft Kin One dhe Kin Two Wed Apr 14, 2010 2:38 am | |
| Pajisjet janë etiketuar si pajisje Windows Phone, dhe gjersa janë të bazuara në një version të Windows Phone 7, eksperienca me këto pajisje është e re dhe shumë më ndryshe. E tërë ndërfaqja e përdoruesit është punuar në një formë të veçantë me Kin, duke u koncentruar maksimalisht rreth rrjeteve sociale, shfletues të veçantë (që supozohet se bazohet në sfheltuesin e Zune) dhe befasisht, zero përkrahje për aplikacione të dorës së tretë Ekranet janë të ndjeshme në prekje dhe përkrahin multitouch, por nuk ka përkrahje për Flash apo Silverlight në shfletues. Kin One, celulari i cili është quajtur edhe “Turtle”, ka një formë rrethore dhe një dizajn rrëshqitës me ekran QVGA, 4GB memorie të integruar, kamerë 5 megapikselëshe me blic LED dhe një tastierë të plotë QWERTY. Në anën tjetër Kin Two, është celulari që është quajtur “Pure”, dhe ka një ekran më të mirë HVGA dhe hapësirë më të madhe për tastierën QWERTY, ndërsa gjithashtu ka faktor forme rrëshqitës. Gjithashtu ka kamerë më të mirë, 8 megapikselëshe dhe ofron 8GB memorie të integruar, përndryshe eksperienca është pothuajse e njëjtë sikurse me One. Që të dy kanë WiFi dhe Bluetooth, si dhe radio 3G. Microsoft ka theksuar se memoria e integruar nuk është aq e madhe sa të mjaftojë për të zënë tërë materialin që kapet me kamerën në bord, por ato të dhëna sinkronizohen përmes kapaciteteve ruajtëse online, në të cilat ju mund të qaseni tek i tërë koleksioni juaj nga celulari juaj në çfarëdo kohe. Operatori mobil Verizon do të prezantojë Kin One dhe Two në SHBA gjatë muajit maj, gjersa Vodafone ka nënshkruar kontratën e partnerit për Evropianët, dhe pritet që të shohim një debutim në vjeshtë. Detajet rreth çmimit ende nuk janë bërë të ditura. | |
|