Autoritetet amerikane të kontrollit të tregut dhe konkurrencës e kanë aprovuar ligjin për zhbllokimin e telefonave mobil.
Me këtë vendim, prodhuesi i iPhone, kompania Apple e ka humbur ekskluzivitetin e lidhjes së telefonit me ndonjë operator të caktuar, e që në rastin e Shteteve të Bashkuara ajo është lidhur me kompaninë AT&T, raporton Reuters.
Gjithashtu, agjencioni qeveritar amerikan thotë se në treg nuk guxon të ketë kufizime gjatë blerjes së ndonjë aplikacioni, që në rastin e Apple mund të blihet vetëm në dyqanet e saj, të njohura si Apple Store.
Ky agjencion thotë se konsumatorët duhet të kenë zgjidhje më të mëdha, gjatë blerjes. Edhe pse ky lajm ende nuk është komentuar, Apple ka paralajmëruar se modeli i fundit i telefonit të saj, iPhone 4, tani është në dispozicion edhe në 17 vende të ndryshme të botës.
Deri në muajin shtator, telefoni i ri i Apple do të duhej të jetë prezent në 88 vende të ndryshme të botës, edhe pse në këtë kohë blerja e iPhone 4 është një vendim paksa i ngutshëm duke marrë parasysh problemet e këtij telefoni me pranimin e thirrjeve.