pLa1sheR Admin
Posts : 190 Join date : 2010-01-10 Age : 31 Location : Macedonia
| Subject: Ronaldo hedh në gjyq kanalin televiziv Sat Apr 17, 2010 3:13 am | |
| Madrid, 16 prill- Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se do të marrë një nismë ligjore ndaj një programi televiziv në Spanjë, duke mohuar kategorikisht akuzat se portugezi kishte organizuar festa në shtëpinë e tij, para dhe pas ndeshjes me Barcelonën. Kanali televiziv dha një lajm sipas të cilit Ronaldo e kishte harruar humbjen 2-0 në “El Clasico”, duke u dëfryer me disa miq në shtëpinë e tij, mes të cilëve edhe futbollistë të Realit. Por, dje ka ardhur përgjigja e Kristiano Ronaldos, nëpërmjet një deklarate për shtyp. “Vura re se në programin “Salva Me” në kanalin spanjoll Telecinco, kanë thënë se në shtëpinë time është bërë një festë të premten në mbrëmje, e cila ka zgjatur deri në orën 5 të mëngjesit. Pastaj ata thanë se unë kisha festuar edhe ditën e humbjes me Barçën. Ky është një mashtrim i mirëfilltë dhe me njerëzit përgjegjës do të takohem në gjyq. Kanë cënuar imazhin tim, duke thënë një gënjeshtër të madhe dhe për këtë duhet të paguajnë. Të premten në mbrëmje kam pushuar totalisht, ashtu siç bëj gjithmonë para ndeshjeve, ndërsa kur u mundëm nga Barcelona nuk kisha moralin për të festuar. Kanë qenë akuza të rënda, që më kanë prekur në karakter, prandaj kam vendosur të veproj në rrugë ligjore.” | |
|