pLa1sheR Admin
Posts : 190 Join date : 2010-01-10 Age : 31 Location : Macedonia
| Subject: YouTube i rrejshëm Sat Apr 17, 2010 3:04 am | |
| Ekspertët e njësisë kundër viruseve kompjuterike të kompanisë Panda Security tërheqin vërejtjen se kanë hasur në një YouTube të rrejshëm i cili përdoruesve në vend të video materialeve të dëshiruara u shërben virus trojan. Nëse mashtrohet përdoruesi, aplikacioni dashakeq Zlob. OB i instalohet në kompjuter. Kjo nuk është hera e parë që ndonjë dashakeq tenton të falsifikojë hapësira të besueshme të internetit, në këtë rast atë YouTube, mirëpo rrallëkush ka arritur ta bëj këtë aq mirë sa që përdoruesit të mashtrohen aq lehtë. Faqja e internetit “Just A Tube” në mënyrë shumë të bindshme sillet si origjinali i YouTube, mirëpo gjatë nisjes së cilitdo video material nga përdoruesit kërkon të instalojnë video kodek shtesë, e në vend të tyre ai u shërben viruse trojan. Panda Security u tërheq vërejtjen përdoruesve të mos shkojnë në këtë hapësirë të rrejshme të internetit, t'i kushtojnë vëmendje në adresën URL në të cilën gjenden dhe gjithsesi të instalojnë ndonjë softuerë kundër viruseve i cili është i përditësuar për të luftuar viruset dhe sulmet e tjera dashakeqe kompjuterike | |
|