pLa1sheR Admin
Posts : 190 Join date : 2010-01-10 Age : 31 Location : Macedonia
| Subject: Italianët për interes e presin Platinin si mbret Tue Apr 13, 2010 9:55 pm | |
| Romë, 13 prill - Delegacioni i UEFA është në udhëtim zyrtar për dy ditë në Itali, një prej tre shteteve kandidate për organizimin e Kampionatit Evropian të vitit 2016. Përveç Italisë kandidat për EURO 2016 janë edhe Franca, shteti i presidentit Michel Platini dhe Turqia. Italia dhe Franca veç se më kanë qenë organizator të Kampionatit Evropian, kurse nga dy herë të atij Botëror, përderisa Turqia asnjëherë nuk ka qenë nikoqir i ndeshjeve të mëdha përveç finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2005 në Stamboll. UEFA vendimin për vendin organizator të EURO 2016 do ta merr më 28 maj në Gjenevë. “Konsideroj se Platini është një menaxher i shkëlqyeshëm dhe president i mrekullueshëm i UEFA-s. Besoj se si president i UEFA-s ai do të vendosë duke pasur parasysh të gjitha interesat e Federatës. Kemi dy kundërshtarë të respektueshëm në këtë garë, Francën dhe Turqinë. Francezët kanë traditë më të madhe, sikur edhe ne, kurse turqit dëshirojnë të organizojnë një eveniment të madh që të përmirësojnë integrimin e tyre për në Evropë”, tha Giancarlo Abate, kryetar i Federatës së Futbollit të Italisë. Ajo që nuk iu shkon për dore italianëve është dhuna e tepërt nëpër stadiume si dhe afera e njohur “Calciopoli” rreth trupimit të ndeshjeve, e cila mudn të përsëritet sërish. | |
|