.: pLa1sheR GaminG™ :.
10 mënyra “të çuditshme” për të ndalur Mesin? Welcom10

To >.: pLa1sheR GaminG™️ :.< Oficial Forum.
Regjistrohuni për ti parë të gjitha forumet dhe postet..
Klikoni Këtu për t'u regjistruar !

Powered By : pLa1sheR GaminG Staff.
.: pLa1sheR GaminG™ :.
10 mënyra “të çuditshme” për të ndalur Mesin? Welcom10

To >.: pLa1sheR GaminG™️ :.< Oficial Forum.
Regjistrohuni për ti parë të gjitha forumet dhe postet..
Klikoni Këtu për t'u regjistruar !

Powered By : pLa1sheR GaminG Staff.
.: pLa1sheR GaminG™ :.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Powered By : pLa1sheR GaminG Staff
 
HomePortalLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 10 mënyra “të çuditshme” për të ndalur Mesin?

Go down 
AuthorMessage
pLa1sheR
Admin
Admin
pLa1sheR


Posts : 190
Join date : 2010-01-10
Age : 31
Location : Macedonia

10 mënyra “të çuditshme” për të ndalur Mesin? Empty
PostSubject: 10 mënyra “të çuditshme” për të ndalur Mesin?   10 mënyra “të çuditshme” për të ndalur Mesin? Icon_minitimeSun Apr 11, 2010 4:05 am

10 mënyra “të çuditshme” për të ndalur Mesin? 2rxcsiu



Malet e lëvdatave e vlerësimeve për Leo Mesin janë të gjitha të justifikuara. Katërgolëshi ndaj Arsenalit ngre pyetjen: Si mund të frenohet Leo Mesi? Sa më poshtë, ka formën e një shakaje, qoftë edhe për të zhdramatizuar pritjen plot ankth të “El Clasico” s. Ndryshe, si mund të “dëbojmë këtë rrezik për botën e futbollit?”

1. Mesit i duhet ndaluar që të luajë më për Barcelonën. Katalanasit mund të fitojnë edhe pa të. Skuadra të tjera kanë nevojë më shumë për Leon. Po të shtyhemi edhe më tej: të mos e lejojnë të luajë për asnjë skuadër të madhe. Pra të luajë vetëm në ato skuadra që nuk janë në elitën e futbollit europian. A nuk do të ishte bukur të shihnim Mesin të udhëhiqte, për shembull, Shtutgartin apo Boltonin?

2. Mesi duhet lejuar të luajë vetëm për skuadra të trajnuara nga Diego Maradona. Sidoqoftë, kjo edhe mund të ndryshojë pas Botërorit 2010. Koha do ta tregojë…

3. Jo më shirita për të mbajtur në zap flokët e gjatë. Atij i duhet imponuar të luajë me jele, si të kalit.

4. FIFA duhet të rishikojë përdorimin e forcës, në çdo rrethanë dhe veçanësisht për atë. Pra, edhe mund të hiqet koncepti i kartonëve të verdhë dhe të kuq për faullet ndaj Mesit.

5. Mbulimi trekëndor. Afërsisht si mbulimi “pullë poste”, por në rastin e Mesit me tre të tillë dhe gjatë gjithë kohës: dy para tij dhe një prapa. Si rrallë është përdorur më parë. Ndoshta i shkon ndërmend Hoze Mourinjos?

6. Kundërshtari të paktën duhet të jetë me shtatin e Leos. Nëse nuk ndalohet të luajë futboll, atëhere le të futet një “rregull” i ri: nuk lejohet të luajnë futbollistë në ndeshje ndërkombëtare nën 170 cm. Kështu, Mesi ose do të ishte “i jashtëligjshëm”, ose duhet të mbajë këpucë të posaçme për t’u dukur më i gjatë.

7. Vetëm një prekje topi. Sa e vështirë! Ata që kanë luajtur futboll e kuptojnë mirë. Nëse Leo Mesit do t’i lejohej që ta prekte vetëm një herë topin, sa herë që e zotëron, atëhere të paktën do të kufizoheshin zgjedhjet e tij dribluese.

8. Jo me këmbë. Kjo jo që “ta sharrojnë” Leo Mesin. Vetëm (dhe kjo është pak!) të mos e lejojnë t’i përdorin ato në një ndeshje futbolli. Mesi duhet kufizuar të përdorë kokën, gjoksin, kofshën dhe pulpën për të kontrolluar topin. Kjo deri në kavilje dhe aspak më poshtë. Edhe ashtu, zorr ta përmbash “Mbretin e ri të futbollit”.

9. Drogat. Mbrojtësit kundërshtarë të lejohen të ngrejnë nivelin dhe rendimentin e tyre, duke përdorur droga. Jo për të gjithë sezonin, sigurisht dhe jo kundër çfarëdo kundërshtari. Vetëm shtatë ditë, para se të përballen me Mesin.

10. Kufizimi i kohës së lojës së Mesit. Nëse Mesi do të luajë për Barcelonën, atëhere të mos lejohet të luajë për 90 minuta. Ndoshta mund të vendoset edhe një kufi maksimal i qëndrimit të tij në fushë, për shembull vetëm 20 minuta
Back to top Go down
http://pLa1sheR.coM/
 
10 mënyra “të çuditshme” për të ndalur Mesin?
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» 2 menyra Per Ta Formatur Nokia-T

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
.: pLa1sheR GaminG™ :. :: ..:: pLa1sheR™ Tema te Ndryshme ::.. :: Sport-
Jump to: