pLa1sheR Admin
Posts : 190 Join date : 2010-01-10 Age : 31 Location : Macedonia
| Subject: Leonardo të largohet nga Milani Sat Apr 10, 2010 10:35 pm | |
| Milano, 10 prill – Braziliani Leonardo, trajner i Milanit e kishte pranuar këtë detyrë në fillimin e kësaj sezone kur Carlo Ancelotti ishte larguar nga San Siro dhe kishte shkuar në Stamford Bridge. Por, siç po zhvillohet situata është shumë lehtë që sezonin e parë i Leonardos të jetë dhe i fundit në kreun e Milanit. Në kohë të fundit flitet shumë për qëndrimin ose largimin e tij, por nëse mund të konstatohet pas deklaratës së Silvio Belrusconit, ai do të jetë më i lumtur kur trajneri brazilian të largohet nga Milani. Leonardo përflitet s’i zëvendësues i Dungës në vendin e seleksionuesit të Brazilit, pasi ai mund të largohet nga ajo pozitë pas përfudnimit të Botërorit 2010, pavarësisht rezultateve që mund të arrihen. Gazeta Il Corriere dello Sport të shtunën ka shkruar se Leonardo më nuk mundë të durojë presionin, fillimisht nga Berlusconi, i cili i jep më së shumti kritika. | |
|