.: pLa1sheR GaminG™ :.
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Welcom10

To >.: pLa1sheR GaminG™️ :.< Oficial Forum.
Regjistrohuni për ti parë të gjitha forumet dhe postet..
Klikoni Këtu për t'u regjistruar !

Powered By : pLa1sheR GaminG Staff.
.: pLa1sheR GaminG™ :.
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Welcom10

To >.: pLa1sheR GaminG™️ :.< Oficial Forum.
Regjistrohuni për ti parë të gjitha forumet dhe postet..
Klikoni Këtu për t'u regjistruar !

Powered By : pLa1sheR GaminG Staff.
.: pLa1sheR GaminG™ :.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Powered By : pLa1sheR GaminG Staff
 
HomePortalLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Go down 
AuthorMessage
pLa1sheR
Admin
Admin
pLa1sheR


Posts : 190
Join date : 2010-01-10
Age : 31
Location : Macedonia

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Empty
PostSubject: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu   Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Icon_minitimeSat Jan 16, 2010 11:44 pm

Emri Skënder ose Iskander eshte versioni turk i emrit Aleksandër. Kështu qe shume studiues emrin Skënderbej e përkthejnë si Aleksandri i Madh. sipas legjendes trimeria dhe aftesia e tij ne artin ushtarak u shfaq heret dhe per kete arsye turqit i vune si emrin me te pershtatshem Iskanderbej . Fakt eshte qe Skenderbeut i ka pelqyer gjithmone emri qe i vune turqit. Kete e deshmojne shume dokumente te epokës ku ai firmoste me te dy emrat (Gjergj Kastrioti - Skenderbej). Dhe ne oborret europiane te kohes nihej me teper me kete emer. E deshmojne dhe veprat e shumta mesjetare te shkruara për te(kompozitori i famshem Antonio Vivaldi ,ne vitin 1718 ,vuri ne skene operen "Scanderbeg") .

Biografia

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshësVojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur(9-vjeçare) dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri ne fronit e te atit, deri në vitin kur ai u nise kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë. Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare. Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.Ai u martua me te bijen e Gjergj Arianitit per te forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Shume njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shume thenje por e verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli naten nje tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri ateher osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njerez. Kjo eshte vetem nje legjende. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka mbajtur edhe per nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te njejten perkrenare. Kjo i pergjigjet se vertetes, pse edhe mbreter te tjere ilire si Aleksandri i Madh mbante perkrenare me brire dashi.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 146 sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqipetare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumellojshme , prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës
Back to top Go down
http://pLa1sheR.coM/
 
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
.: pLa1sheR GaminG™ :. :: ..:: pLa1sheR™ Tema te Ndryshme ::.. :: Historia & Kultura Shqiptare-
Jump to: