.: pLa1sheR GaminG™ :.
Kushtet për lidhjen e Remote Desktop Welcom10

To >.: pLa1sheR GaminG™️ :.< Oficial Forum.
Regjistrohuni për ti parë të gjitha forumet dhe postet..
Klikoni Këtu për t'u regjistruar !

Powered By : pLa1sheR GaminG Staff.
.: pLa1sheR GaminG™ :.
Kushtet për lidhjen e Remote Desktop Welcom10

To >.: pLa1sheR GaminG™️ :.< Oficial Forum.
Regjistrohuni për ti parë të gjitha forumet dhe postet..
Klikoni Këtu për t'u regjistruar !

Powered By : pLa1sheR GaminG Staff.
.: pLa1sheR GaminG™ :.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Powered By : pLa1sheR GaminG Staff
 
HomePortalLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Kushtet për lidhjen e Remote Desktop

Go down 
AuthorMessage
pLa1sheR
Admin
Admin
pLa1sheR


Posts : 190
Join date : 2010-01-10
Age : 31
Location : Macedonia

Kushtet për lidhjen e Remote Desktop Empty
PostSubject: Kushtet për lidhjen e Remote Desktop   Kushtet për lidhjen e Remote Desktop Icon_minitimeThu Jan 14, 2010 7:37 pm

Për lidhje me Remote Desktop që të dy kompjuterat duhet të jenë të lidhur në internet, sa më i shpejtë aq më mirë, dhe mundësisht kompjuterat të mos përdorin firewall, proxy, ose pengesa të tjera. Nëse përdor firewall, router, proxy, etj, duhet t'i konfigurosh që porta 3389 të jetë e hapur për të dy kompjuterat.

Remote Desktop Connection (RDC) është e instaluar vetëm në Windows XP Professional dhe që të dy kompjuterat duhet ta kenë atë. Nëse njëri prej kompjuterave nuk ka Win XP Pro, mund t'a shkarkoni atë nga këtu ose mund t'a instaloni nga menuja kryesore e CD të Windows XP Professional.

Aktivizimi
Pasi të sigurohesh që të dy kompjuterat kanë RDC, duhet ti jepni leje përdoruesve të tjerë që të futen në kompjuterin tuaj. Kjo bëhet duke klikuar me butonin e djathtë mbi My Computer, klikohet mbi properties, hapet tabela "remote" dhe plotësohet kutia Allow users to remotely connect to this computer. Kliko butonin select remote users për të zgjedhur emrat e përdoruesve që kanë leje të përdorin kompjuterin nga larg.

Përdorimi
Për të bërë lidhjen me një kompjuter tjetër, hapni Remote Desktop Connection nga menuja Start > Programs > Accessories > Communications ose shkoni tek Start > Run > mstsc

Tek Computer shkruani adresën IP e kompjuterit me të cilin doni të lidheni. Këtë adresë mund t'a shikoni duke vajtur tek start > settings > control panel > network connections, klikohet mbi lidhjen e internetit, zgjidhni tabelën support. IP mund t'a shikoni edhe tek kjo faqe. P.Sh. 101.123.156.149

Plotësoni kutitë për emrin (username) dhe fjalëkalimin (password) dhe klikoni mbi butonin connect. Nëse gjithçka shkon qysh duhet, pas pak sekondash duhet të shikoni ekranin e kompjuterit tjetër dhe do mund t'a përdorni atë njësoj sikur të ishte kompjuteri juaj.

Shpejtësia e freskimit të faqes varet nga shpejtësia e lidhjes së internetit. N.q.s keni lidhje të ngadaltë, mund të zgjidhni opsionet përkatëse nga tabelat display dhe experience.


Në kompjuterin e shtëpisë

1. Krijo një llogari në kompjuterin e shtëpisë dhe vendosi një fjalëkalim të mirë. Kjo është shumë e rëndësishme që të mos futen të tjerët në kompjuterin tënd.

2. Aktivizo "Remote Desktop Connection"
- start > settings > control panel > system
- hap tabelën "remote"
- aktivizo opsionin "allow users to connect remotely to this computer"
- nëse llogaria që krijove në hapin 1 nuk është llogari administratori, atëherë shtyp butonin "select remote users", shtyp butonin "add" dhe shkruaj emrin e llogarisë. Administratorët e kompjuterit kanë leje automatikisht. Tani kompjuteri është gati të pranojë lidhje nga rrjeti.

3. Gjej IP ose emrin e kompjuterit në rrjet
Nëse kompjuteri i shtëpisë ka lidhje të drejtpërdrejtë me internetin (dmth IP publike), mënyra më e lehtë për të gjetur IP është duke hapur faqen http://www.whatismyip.com. Mënyrja tjetër për të gjetur IP është duke hapur start > run > cmd dhe të shtypësh komandën ipconfig. Nëse kompjuterat që do lidhen janë në të njëjtin rrjet lokal (zyre ose shtëpie), atëherë nuk është nevoja e IP, por mjafton emri i kompjuterit. Emrin e gjen tek start > settings > control panel > system > tabela "computer name". Mbaje shënim IP dhe emrin e kompjuterit.


Në kompjuterin e zyrës (rrjet/internet)

4. Hap programin "Remote Desktop Connection". Në Windows XP e gjen tek menuja [start > programs > accessories > communications > remoted desktop connection] ose tek [start > run > mstsc]. Nëse kompjuteri i zyrës nuk ka Windows XP, të duhet të shkarkosh "Remote Desktop Client" nga faqja e Microsoft këtu.

5. Tek kutia e kompjuterit shkruaj IP ose emrin e kompjuterit që do të kontrollosh (atë që mbajte shënim në hapin 3 më lart) dhe shtyp butonin "connect" që të bëhet lidhja. Nëse çdo gjë shkon siç duhet, tani do shikosh ekranin e kompjuterit të shtëpisë që do të kërkojë të identifikohesh dhe pastaj mund ta përdorësh njësoj sikur të ishe në shtëpi. Kur shkëput lidhjen, kompjuteri i shtëpisë kyçet dhe kompjuteri qëndron ashtu siç e le. Kjo është gjë e mirë sepse mund të vësh një program në punë dhe kur kthehesh në shtëpi e gjen të mbaruar punën.


Nëse lidhja dështon

1. Kontrollo që kompjuteri i shtëpisë është ndezur, është lidhur në internet, dhe IP është e saktë. Shumica e lidhjeve të internetit ofrojnë IP të ndryshme sa herë që lidhesh.

2. Nëse kompjuteri i shtëpisë lidhet në internet nëpërmjet një kompjuteri tjetër ose një routeri, atëherë routeri duhet konfiguruar që porta TCP: 3389 të jetë e hapur.

3. Nëse kompjuterat përdorin firewall, ndrysho konfiguracionin që të mos bllokojë portën TCP: 3389.

4. Shiko nëse janë hapur shërbimet e nevojshme.
- Hap start > run > services.msc
- Gjej shërbimet "terminal services" dhe "remote desktop help session manager". Tek kolona "startup type" duhet të jenë "manual" ose "automatic". Nëse do ta përdorësh shpesh programin, ndryshoji në "automatic" që të bëhet pak më shpejt lidhja.
Back to top Go down
http://pLa1sheR.coM/
 
Kushtet për lidhjen e Remote Desktop
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Farm Ville (TOOLS) Desktop

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
.: pLa1sheR GaminG™ :. :: ..:: pLa1sheR™ Applications & Hacking ::.. :: Hacking Tutorials-
Jump to: